“Kriza energjetike” u zgjodh “fjala më e shëmtuar e vitit” në Austri, në një votim nga një juri ekspertësh të kryesuar nga Rudolf Muhr i Shoqatës për Gjermanishten Austriake (GSOD).
Sipas jurisë, ajo u zgjodh për shkak se referenca e vazhdueshme ndaj mungesës së lëndëve të para përshkruan fitimet e larta të pakontrollueshme të kompanive të energjisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në të njëjtën kohë me “fjalën më të shëmtuar të vitit”, juria zgjodhi edhe “Fjalën e Vitit”, konkretisht fjalën “inflacion”.
Zgjedhja e fjalëve u karakterizua më pak nga shprehjet origjinale, por më tepër nga temat që prekin austriakët, siç njoftoi juria.
Rritja e çmimeve për shkak të krizës energjetike është një fenomen i ri dhe i panjohur për shumicën e austriakëve, duke ulur masivisht standardin e jetesës së shumë njerëzve, shtoi juria./FolDrejt/