Policia e Kosovës, gjatë patrullimit në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka hasur në pesë autobus të ndaluar dhe parkuar në shiritin për ndalje emergjente.
Policia njoftoi se janë gjobitur të gjithë shoferët, përcjell Fol Drejt.
Sipas njoftimit, shoferet të cilët janë gjobitur janë larguar nga ai lokacion.
“Njësia për kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në Autostradën Ibrahim Rugova në afërsi të daljes në Suharekë kanë hasur në 5 (pesë) Autobus të ndaluar/parkuar në shiritin për ndalje emergjente, me ç‘rast janë gjobitur të gjithë shoferet si dhe janë larguar nga ai lokacion”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/