Së paku shtatë persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë lënduar kur një autobus ka rënë nga një shkëmb në Kolumbi, transmeton Fol Drejt.
Autobusi, i cili po udhëtonte nga kryeqyteti Bogota për në qytetin e dytë më të madh të vendit, Medellin, ka rënë në një luginë në komunën veriperëndimore të San Luisit, duke shkaktuar vdekjen e shoferit dhe të paktën gjashtë të tjerëve, raportuan mediat lokale, shkruan AA.
Tetë nga të lënduarit raportohen të jenë në gjendje kritike.
Autoritetet kanë nisur hetimet për aksidentin.