Autobusi i kompanisë “BESA TRANS”, i djegur në Bullgari nuk ka pasur licencë për qarkullim, ndërsa kufirin e ka kaluar me certifikatën e një autobusi tjetër të kësaj kompanie. Pohimi u bë nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, i cili thotë se pronari nuk e ka lajmëruar këtë autobus dhe as nuk ka kërkuar certifikatë licence nga ministria. Sipas ministrit, shoferët e autobusit nuk kanë qenë në marrëdhënie pune në këtë kompani.
Autobusi i djegur me targa SK0284BA që ka qenë pjesë e fatkeqësisë së jomunikacionit në Bullgari, nuk është paraqitur nga pronari në bazën e vetme elektronike të të dhënave në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, për çka autobusi i njëjtë nuk ka pasur certifikatë licence ndërsa për transportin e udhëtarëve ka shfrytëzuar certifikatë të pavlefshme të një autobusi tjetër- deklaroi Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Boçvarski tha se “Besa Transit” i është marrë licenca, ndërsa i gjithë dokumentacioni i është dorëzuar prokurorisë për ta hetuar rastin. Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme deklaroi se autobusi i djegur në Bullgari, që në vitin 2020 ka qarkulluar jashtë vendit pa licencë. Raporton AlsatM.mk percjell Foldrejt.com