Një autobus nga Kosova ka rrëshqitur nga rruga në afërsi të Krushevacit në Serbi.
Nga kjo rrëshqitje nuk ka pësuar asnjë udhëtar, kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga kompania “Zhitia Turist”.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.
Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz.
Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.
Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.
Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.