Në Nikaragua një autobus me emigrantë është përplasur me dy automjete dhe është rrëzuar nga shkëmbi, me ç’rast humbën jetën 16 persona.
Autobusi me 63 pasagjerë, i cili shkonte drejt kryeqytetit Managua në veri të vendit, u rrëzua nëpër shkëmb pas përplasjes me dy automjete, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në aksident humbën jetën 16 pasagjerë, ndërsa 47 janë të lënduar.
Nga policia e Nikaraguas theksohet se në mesin e të vdekurve janë 13 shtetas të Venezuelës.
Thuhet se autobusi transportonte emigrantë deri në kufirin me Hondurasin.
Vozitësi humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe dhe u përplas me dy automjete që vinin nga drejtimi i kundërt./FolDrejt/