Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Autogoli Arta Toçit dhe penalltia besimtarëve shqiptarë

5 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Shkruan: Nada Dosti

“Hidh gurin m’çif dorën” themi ne nga Mëmëdheu Shqipëri për të shpjeguar një veprim apo një fjalë negative për të cilën pastaj ndihemi fajtorë dhe e fshehim (e largojmë më vonë) duke mos mbajtur përgjegjësi. Zonja Arta Toçi, profesoreshë universitare, deputete përfaqësuese e një subjekti politik, bëri një deklaratë pikërisht mu në ditën e arsimit dhe të gruas. Goditje e ulët shoqëruar me disa mbrojtje – penallti – nga vetë komuniteti i ofenduar (edhe pse ata mund të kenë deklaruar të kundërtën). “Kujt t’i djegi le ta mbajë” themi përsëri ne të Shqipërisë. Dhe deklarata e Zonjës Artë dogji..të dhemb! Të dhemb kur sheh se si sulmohesh nga soji yt, dhe jo nga një personazh dosido por nga një përfaqësuese e gradave më të larta të arsimit dhe nga një politikane dhe politikbërëse, e cila si e tillë duhet të jetë shembull për brezat e rinjë të cilët duhet të pranojnë diversitetin qoftë ky nëse i përket të kaluarës së kombit, të tashmes apo të ardhmes. Shembull se si rinia duhet të jetë e ndërgjegjshme për identitetin e saj kombëtar dhe fetar dhe ta shtrëngojë atë fort si një element integrimi dhe jo ta përbuzë si një relikë të së shkuarës.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Atyre që “nuk u dogji”, kushedi se çfarë vlerësojnë si parësore përtej identitetit kombëtar dhe fetar. Ndoshta për ta, vendi punës, përkatësia partiake, simpatia dhe solidariteti prej kolegësh etj. Mund të jenë element më të rëndësishëm se sa përkatësia identitare. Ani se kurrë gjatë aktivizmit të tyre nuk kanë shfaqur solidaritet me bashkëbesmitaret muslimane, nuk kanë ngritur asnjëherë zë për të mbrojtur dinjitetin dhe krenarinë e tyre.

Ah sikur në vend të kritikës që iu takonte t’i bënin së paku të kishin heshtur!

Teza se zonja Artë nuk qenka islamofobe nuk përputhet me faktin se ajo bëri një prenoncim islamofob dhe jo vetëm por edhe racist, ndaj të gjitha etnive me përkatësi fetare muslimane. Në fund të fundit islamofobia është një qëndrim, një mendim, paragjykim bazuar mbi retorikën anti-muslimane e përcjellur me gjuhë urrejtje. Quajeni islamofobe ose jo, madje jeni të lirë ta quani si të doni por gjuha e urrejtjes qëndron aty. E nëse u konsideroka liri e shprehjes gjykimi i saj ndaj shamisë atëherë përse të mos quhet liri e shprehjes një etiketimi i tillë ndaj zonjës Artë? Kur ajo merr guximin të diskretitojë një komunitet dhe etni të tërë përse duhet të jetë kaq e rëndë kundër akuza ndaj një individi të vetëm? Cili gjynah është më i madh?

Nëse përqëndrohemi pastaj tek debati mbi shaminë (është apo s’është obligative) dua të theksoj se kompleksiteti sociologjik i mbulesës islame nuk duhet të kufizohet vetëm bazuar mbi diskursin teologjik/fetar. Kjo sepse në kontekstin historik dhe social të shqiptarëve të Maqedonisë arsyeja fetare nuk ka qenë e vetmja arsye, por ka pas dhe të tjera si: arsye zakonore, shprehje e identitetit personal si dhe atij kombëtar.

Nga ana tjetër, ne nuk mund të gjykojmë qëllimin, por një deklaratë e tillë e një profesoreshe pikërisht e fakultetit të Gjuhëve, Kulturës dhe Komunikimit, me kërkime dhe studime mbi çështjen e Gender/Gjinisë dhe portretizimit, përfaqësimit dhe stereotipizimit të gruas, është shumë e vetëdijshme për ndjeshmërinë e temës dhe pasojat që mbartin prenoncime të tilla. Por le të marrim si të mirëqenë faktin se të gjithë ne e paskemi keqkuptuar dhe qëllimi i saj nuk paska qenë dashakeqës, atëherë përse nuk kërkon falje publike, për të ç’bërë dëmin e shkaktuar?

Por zonja në fjalë paska bërë edhe një postim tjetër justifikues dhe arsyetues por jo kërkesë ndjese publike për fyerjen që i bëri komunitetit të besimtarëve muslimanë shqiptarë.

Jo vetëm që ajo duhet të kërkojë ndjesë publike por edhe institucioni arsimor duhet të veçohet publikisht nga deklarata e saj, si dhe subjekti politik që ajo përfaqëson deri tek kryetari i partisë, që të potenciohet se nuk pajtohen me pikëpamjet e zonjës Arta Toçi. Përndryshe, i kanë hapur një punë të madhe vetes, kanë për të humbur shumë elektorat dhe kjo nuk është aspak e shëndetshme për reputacionin e tyre në këtë prag, vigjilje zgjedhjesh.

Dhe si përfundim, dua të sqaroj se si gazetare e pavarur nuk kam asnjë lloj lidhje partiake sepse praktikisht kjo është diçka e pamundur pasiqë nuk jam nënshtetase e RMV-së, edhe pse nuk e mohoj se në të kaluarën kam dashur të aplikoj (le të qeshim të gjithë sëbashku). Me këtë shkrim nuk kam për qëllim të sulmoj asnjë subjekt politik, institucion arsimor apo individin në fjalë. Qëllimi është të ngrej zë ndaj gjuhës së urrejtjes sidomos kur kjo sulmon besimtaret muslimane shqiptare të RMV-së.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Bartësit dhe kandidatët e listave për deputetë të LSDM-së dhe koalicionit

Lajmi tjetër

Klinikat në Gjermani përgatiten për më shumë raste me Korona

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM