Bëhet fjalë për një tubim të organizuar për të mbledhur para për viktimat e zjarrit në një shtëpi ku humbën jetën 10 persona në fillim të këtij muaji, thanë autoritetet.
Një person humbi jetën ndërsa 17 të tjerë u lënduan pasi një automjet përplasi sot një turmë njerëzish të mbledhur në një lokal në Pensilvani të SHBA-së, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Bëhet fjalë për një tubim të organizuar për të mbledhur para për viktimat e zjarrit në një shtëpi ku humbën jetën 10 persona në fillim të këtij muaji, thanë autoritetet.
Aksidenti ndodhi jashtë një lokali në Berwick rreth orës 18:15 sipas kohës lokale.
Policia e shtetit të Pensilvanisë tha në një deklaratë se personi i dyshuar është arrestuar.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./FolDrejt/