I riu, detajet e të cilit janë bërë të ditura, kishte blerë një biletë për eventin ku do të merrte pjesë autori.
I dyshuari për sulmin me thikë ndaj Salman Rushdie gjatë një ngjarjeje në shtetin e Nju Jorkut shprehu simpatinë për ekstremizmin shiit , por edhe për Gardën Revolucionare të Iranit, raportoi NBC New York, duke cituar burime të inteligjencës, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë policia ka vijuar me publikimin e detajeve të autorit të atentatit.
Reuters nuk mundi të konfirmonte menjëherë nëse Mattar ka përfaqësim ligjor.
Dje të premten, ai u sulmua me thikë në qafë dhe në bust , gjatë një aktiviteti në një auditor të qendrës kulturore në Chotocqua, në pjesën veriperëndimore të shtetit të Nju Jorkut.
Mjekët thanë se Rushdie rrezikonte të humbiste njërin sy./FolDrejt/