Organizatat bamirëse thanë se programi “Shtëpi për ukrainasit” duhet të rishikohet urgjentisht sepse rrezikoi fëmijët dhe shkaktoi trauma shtesë përveç “traumave para-ekzistuese për shkak të luftës me Rusinë”.
Ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel, po përballet me padi nga ukrainasit të cilët nuk arrijnë të marrin vizat britanike për shkak të lëshimeve dhe vonesave administrative dhe po përballen me rreziqe dhe trauma lufte, transmeton Fol Drejt.
Qindra ukrainas po përgatiten për një padi në grup, të cilët aplikuan për të udhëtuar në Britaninë e Madhe disa javë më parë, por rastet e të cilëve janë bllokuar në një procedurë administrative “kaotike”, mëson e përditshmja londineze Guardian./FolDrejt/