Rusia sulmoi Kievin me drone Shahed të prodhuar nga Irani gjatë natës më 25 korrik në sulmin e saj të gjashtë me dronë në kryeqytet këtë muaj, tha Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit në Telegram, duke shtuar se të gjithë dronët e ardhur ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore, shkruan Kyiv Independent.
“Të gjitha objektivat ajrore u zbuluan dhe u shkatërruan në afrimin e Kievit në kohën e duhur nga forcat e mbrojtjes ajrore,” tha kreu i administratës Serhii Popko.
Asnjë viktimë apo dëme nuk është raportuar si rezultat i sulmit në kohën e publikimit, por sipas Popko, detajet e sakta për pasojat e sulmit gjatë natës janë ende duke u përcaktuar.
Është e paqartë se sa drone ka nisur Rusia në Kiev në këtë sulm të fundit.
Alarmet për sulm ajror u aktivizuan rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale në shumicën e rajoneve qendrore dhe lindore të Ukrainës dhe zgjatën për rreth tre orë.