Punonjësit e qytetit të Londrës nuk do të lejohen më të përdorin aplikacionin TikTok në telefonat e tyre zyrtarë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Autoriteti i Qytetit të Londrës (GLA) tha se rregulli do të zbatohej për 1200 punonjës, sipas një raporti të BBC.
Qeveria britanike i ka ndaluar ministrat të përdorin këtë aplikacion në telefonat e tyre zyrtarë pas një analize sigurie./FolDrejt/