Autoritetet e qytetit të Varshavës njoftuan sot se kanë sekuestruar pronën ruse në një rrugë në kryeqytetin polak, tha kryebashkiaku Rafal Trzaskowski.
“Në orët e ardhshme do të jemi në gjendje të hyjmë paqësisht këtu për të përcaktuar nëse mund ta riparojmë këtë ndërtesë ose ndoshta ta rrënojmë pjesërisht. Nuk e dimë në çfarë gjendje është”, tha ai.
Kryebashkiaku shoqërohej nga ambasadori i Ukrainës në Poloni, Andriy Deshchytsia./FolDrejt/