Droga u gjet në një kontenier në portin e Pipavav, në momentin kur India forcoi kontrollin në kufirin perëndimor për të parandaluar kontrabandën e lëndëve narkotike nga Irani dhe Afganistani.
Autoritetet indiane sekuestruan 90 kilogramë drogë me vlerë 58 milionë dollarë, në portin në shtetin perëndimor të Gujarat, njoftoi sot policia.
Ky është konfiskimi i tretë në dy javë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.