Autoritetet italiane kanë miratuar dënime më të ashpra me burg për kontrabandistët e emigrantëve pas vdekjes së fundit të të paktën 72 emigrantëve në Kalabri.
Në qytetin italian të Steccato di Cutro, u mbajt një mbledhje e Këshillit të Ministrave në lidhje me vdekjen e fundit të emigrantëve në Kalabri, e cila ndodhi jo shumë larg atij vendi, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Ne jemi të vendosur të mposhtim kontrabandën e qenieve njerëzore, e cila është përgjegjëse për këtë tragjedi”, tha kryeministrja Giorgia Meloni./FolDrejt/