Autoritetet kazake arrestuan të dielën një pengmarrës në kryeqytetin Astana, i cili mbylli veten dhe shtatë të tjerë në ndërtesën e një banke lokale, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
“Përfundoi me sukses operacioni i forcave në godinën e Kaspi Bank. Të gjithë pengjet janë liruar… Pengmarrësi është neutralizuar!” tha Ministria e Brendshme në një deklaratë në Telegram.
Pas kontrolleve shëndetësore, u konstatua se as pengmarrësit dhe as pengmarrësi nuk mbetën të lënduar. /FolDrejt/