Kina njoftoi sot sanksione kundër drejtuesve të lartë të kompanive amerikane të mbrojtjes për marrëveshje me Tajvanin.
Pekini njoftoi se do të sanksionojë Gregory Hayes, shef dhe drejtor ekzekutiv i Raytheon Technologies, dhe Ted Colbert, shef dhe drejtor ekzekutiv i Boeing Defense, Space and Security, raportoi e përditshmja kineze Global Times, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Masa vjen pasi Departamenti amerikan i Shtetit miratoi këtë muaj shitjen e mundshme të raketave, sistemeve të radarëve dhe pajisjeve përkatëse me vlerë 1,1 miliard dollarë për Tajvanin.
Me një vlerë prej rreth 665,4 milionë dollarësh, Programi i Radarëve të Mbikëqyrjes (SRP) dhe pajisjeve përkatëse përbëjnë pjesën më të madhe të marrëveshjes, sipas Agjencisë së Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes së SHBA-së.
Marrëveshja përfshin gjithashtu raketat AGM-84L-1 Harpoon Block II dhe pajisjet përkatëse me vlerë 355 milionë dollarë, si dhe raketat taktike AIM-9X Block II Sidewinder dhe njësitë e drejtimit taktik AIM-9X Block II dhe pajisjet përkatëse me vlerë 85,6 milionë dollarë.
Kina e konsideron Tajvanin “provincë të shkëputur”, ndërsa Taipei këmbëngul për pavarësinë e saj që nga viti 1949, duke gëzuar marrëdhënie të plota diplomatike me të paktën 14 vende./FolDrejt/