Pas ndalimit të hyrjes së Petkoviqit në Kosovë, autoritetet kosovare ua kanë ndaluar hyrjen edhe dy zyrtarëve tjerë serbë, konkretisht ministrit serb të Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Nenad Popoviq dhe kryetarit të Komisionit për Persona të Zhdukur Veljko Odaloviq.
Siç raporton Tanjug, Popoviq dhe Odaloviq planifikonin të merrnin pjesë në fronëzimin e nesërm të Patriarkut Porfirije në Patriarkanën e Pejës./FolDrejt/