“Një tjetër sulm nga dronët kamikaze në objektet jetike të infrastrukturës. Shërbimet kompetente po punojnë tashmë për të hequr dhe dokumentuar pasojat e bombardimeve,” tha Zëvendës Shefi i Shtabit të Presidentit të Ukrainës Kirill Tymoshenko.
Sulmet nga forcat ruse në pjesë të rajonit të Kievit janë duke vazhduar, njoftoi kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleksiy Kuleba.
Ai deklaroi se me shumë gjasa bëhet fjalë për një sulm me dron kamikaz dhe se shërbimet e shpëtimit janë në terren, raporton Interfax Ukraine, përcjell Fol Drejt.