Autoritetet e Malajzisë thonë se kanë sekuestruar një kontejner me brirë elefanti afrikan, luspa të pangolinës dhe kafka dhe kocka të tjera kafshësh që vlerësohet se kapin vlerën prej rreth 18 milionë dollarësh.
Departamenti i Doganave tha në një deklaratë se zbuloi kontrabandën e fshehur pas drurit të përpunuar pas një kontrolli më 10 korrik në një anije që vinte nga Afrika. Kjo përfshinte 6.000 kilogramë brirë elefantësh, 100 kilogramë luspa të pangolinës, 25 kilogramë brirë rinocerontësh dhe 300 kilogramë kafka dhe kocka kafshësh, thuhet në deklaratë.
Hetimet janë duke vazhduar për importuesin dhe agjentin e transportit, tha departamenti pa dhënë detaje të mëtejshme. Mbetet e paqartë nëse kontejneri ishte menduar të dërgohej në pjesë të tjera të Azisë. Brirët e elefantit, brirët e rinocerontit dhe luspat e pangolinës besohet se kanë veti mjekësore dhe janë shumë të kërkuara në rajon./FolDrejt/