Autoritetet turke kanë ndaluar ngjarjet e Krenarisë në të gjithë vendin për arsye sigurie, por rreth 50 njerëz që mbanin flamuj ylber marshuan drejt një parku në qytet të martën, shkruan Euronew, transmeton Fol Drejt.
Oficerët e policisë ndaluan grupin dhe arrestuan të paktën 30 persona, sipas organizatorëve. Disa nga të arrestuarit u detyruan të shtrihen në tokë, ndërsa policia dyshohet se përdori gaz lotsjellës dhe sprej.
Një kundër-demonstratë u mbajt gjithashtu pranë nga një grup fetar, i cili e konsideron komunitetin LGBTQ+ si një kërcënim.
Turqia kishte lejuar më parë mbajtjen e marshimeve të Krenarisë, me të parin që u mbajt në vitin 2003, një vit pasi presidenti Rexhep Tayyip Erdogan dhe partia e tij AK erdhën në pushtet./FolDrejt/