Zjarri pyjor që shpërtheu në qytetin turistik jugperëndimor të Türkiye-s Marmaris gjatë kësaj jave, është vënë nën kontroll, tha sot ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i vendit, Vahit Kirişci.
Në një prononcim për gazetarët, Kirişci tha se po punohet për ftohjen e zonës së përfshirë nga zjarri, duke shtuar se së shpejti do të nisin përpjekjet për restaurim, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kirişci tha se zjarri është vënë nën kontroll në më pak se 72 orë./FolDrejt/