Rusia ka humbur 15 mijë e 800 ushtarë që kur trupat nisën pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, sipas Qeverisë së Ukrainës.
Autoritetet gjithashtu pohuan se forcat e armatosura ruse kanë humbur tani 1,597 automjete të blinduara, 124 helikopterë dhe 530 tanke, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Shifrat e dhëna nga zyrtarët ukrainas nuk mund të verifikohen nga Sky News.
Këtë muaj, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në Ukrainë dhe 1,597 të tjerë u plagosën.
Ishte hera e parë që Kremlini kishte vendosur një shifër për viktimat e tyre që nga fillimi i pushtimit.