Në 2010-ën kishte kapërcyer “Titanik-un” duke u bëri filmi me më shumë fitime në histori. Titullin e mbajti deri në 2019, kur Avengers, Endgame e la pas.
Por tani, “Avatar” i James Cameron, është hakmarrë dhe kjo falë Kinës. Atje filmi i dalë në vitin 2009, ka pasur një rikthim dhe në vetëm dy ditë mblodhi rreth 12.3 milionë dollarë duke e çuar shumën totale në rreth 2,801 miliardë dollarë kundrejt 2,797 miliardëve të Endgame.
Lajmi është konfirmuar nga vetë “Disney” dhe studiot “Marvel” menjëherë nxituan të urojnë James Cameron, Jon Landau dhe të gjithë kontribuesit e tjerë.
Dhe tani “Avatar” është kampioni i padiskutueshëm në arkëtime pavarësisht se kjo ka ndodhur në një distancë kohore prej një dekade, ndërkohë që Endgame ka arritur kulmin në vetëm tre muaj.