Avdullah Hoti, e ka kritikuar draftligjin e pagave në sektorin publik.
Në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky draftligj përbën anomalinë më të madhe në reformën e sektorin publik.
“Kjo qasje në përcaktimin e koeficientëve e shkel parimin bazë të përcaktimit të pagave, që është pagë e njëjtë për punë të njëjtë. Parimet e tjera të hierarkisë sa i përket përgjegjësive shkelen gjithashtu”.
Më poshtë Hoti i ka renditur siç i quan ai anomalitë e këtij drafligji:
1. Raporti në mes koeficientit maksimal ndaj atij minimal është 1:10, por shkallshmëria e koeficientëve nëpër sektorë nuk ndjek asnjë parim dhe logjikë.
2. Raporti në mes të koeficientit maksimal dhe minimal (pra pagës maksimale dhe minimale) në sektorë të caktuar është si në vijim:
o në institucionet e drejtësisë 1:2.8,
o në polici dhe në FSK 1:7.2,
o në arsim 1:3.6,
o në shëndetësi 1:2.8,
o në shërbimin civil 1:5.
3. Shefi i kabinetit të ministrit e ka koeficientin 10.8, ndërsa drejtori i SHSKUK-së 10.6.
4. Kadeti policor dhe kadeti i FSK-së e kanë koeficientin 2, që është koeficienti më i ulët në tërë sektorin.
5. Pozitat si: roje, kopshtar, shtëpiak, mirëmbajtës, autolarës, rrobalarës dhe pozita të ngjashme në Presidencë, Kryeministri dhe institucione të tjera e kanë koeficientin 3.2, që është për 60% më i lartë se për kadetin policor dhe kadetin e FSK-së.
6. Kopshtari, shtëpiaku, mirëmbajtësu, autolarësi, rrobalarësi dhe pozitat e ngjashme në Presidencë e kanë koeficientin 3.2, por të njëjtat në Kryeministri e kanë koeficientin 3.1, në gjykata 3, në ministri 2.94 dhe në komuna 2.
7. Në fushën e kulturës, koeficienti më i ulët është 3.6, që është vetëm 12% më i lartë se i kopshtarit në Presidencë.
8. Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave e ka koeficientin më të madh se të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve dhe të Komandantit të FSK-së.
9. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, të cilët janë në krye të institucioneve përkatëse të drejtësisë, nuk e kanë koeficientin më të lartë brenda atyre institucioneve./FolDrejt/