Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Haki Rugovës.
Ai këtë e bëri përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Sot u nda nga jeta ish-nënkryetari i LDK-së dhe i komunës së Istogut, Haki Rugova, veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për më shumë se tri dekada u angazhua në veprimtari atdhetare e politike.
Ngushëllime Lidhjes Demokratike të Kosovës, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Istogut.
I përjetshëm kujtimi për të”, u shpreh Hoti./FolDrejt/