Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.
Kështu ka bërë të ditur vetë Hoti, i cili e ka vlerësuar ambasadorin Hoxha për punën në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.
“Takim informues dhe miqësor me Ambasadorin e Shqipërisë në OKB në Neë York, z. Ferit Hoxha, i cili po bën një punë të jashtëzakonshme në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Dhe këtë po e bën në koordinim me aleatin më të madh të shqiptarëve – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Hoti në facebook./FolDrejt/