Avdullah Hoti u takua me majorin e kontigjentit të ushtarëve ukrainas.
Për këtë ai u shpreh edhe përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol drejt.
Hoti tha ndër të tjera që në fokus të bisedës së tyre ishte ndihma e cila mund t’i ofrohet Ukrainës.
“Sot jam takuar me majorin e kontingjentit të ushtarëve ukrainas. Biseduam për organizimin e ndihmave për qytetarët e Ukrainës. Është impresive gatishmëria që ai ka hasur deri më tani tek persona të caktuar për të mbledhur ndihma për Ukrainën.
I premtova mbështetjen time të plotë dhe gatishmërinë për tu angazhuar në organizimin sa më të mirë në mbledhjen dhe dërgimin e ndihmave në Ukrainë përmes një trupe koordinuese.
Çdo ndihmë për Ukrainë është e vlefshme. Dërgimi i çdo ndihme do të bëhet përmes kanaleve zyrtare ukrainase”, u shpreh Hoti./FolDrejt/