Avionët luftarakë turq ishin pjesë e misionit të NATO-s kur ndodhi incidenti, sipas burimeve të Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare.
Avionët turq që po merrnin pjesë në një mision të NATO-s mbi Detin Egje u provokuan nga avionët grekë F-16, njoftuan burime të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiye-s, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Burimet, të cilat kërkuan të mbeten anonime për shkak të kufizimit që të flasin për media, thanë se dy F-16 turq u provokuan të mërkurën.
Sapo avionët grekë ua mbyllën radarin e tyre avionëve luftarakë turq, pala turke u përgjigj në mënyrë adekuate dhe me forcë të plotë.
Kjo është hera e dytë këtë javë që avionët grekë ua mbyllin radarët e tyre avionëve turq në misionet e NATO-s.
Të martën, një incident i ngjashëm ndodhi në Mesdheun Lindor. Me këtë rast Türkiye informoi autoritetet e NATO-s, kurse atasheu ushtarak grek u thirr në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiye-s.
“Greqia vazhdon të synojë me këmbëngulje misionet e NATO-s për të rritur tensionet, kurse incidenti i fundit i provokimit dëshmon se Greqia në mënyrë të planifikuar bënë lëvizje të tilla”, tha Ministria turke e Mbrojtjes.
Burimi i njëjtë tha se sjellje të tilla janë absolutisht të papajtueshme në frymën e aleancës së NATO-s dhe se rrezikojnë sigurinë e fluturimeve./FolDrejt/