Ministria e Mbrojtjes e Holandës njoftoi se dy avionë luftarakë holandezë F-35 përgjuan tre avionë ushtarakë rusë pranë hapësirës ajrore polake dhe i shoqëruan jashtë kësaj zone.
“Aeroplanët, të cilët ishin të panjohur në atë kohë, iu afruan hapësirës ajrore të NATO-s dhe Polonisë nga Kaliningrad”, tha Ministria Holandeze e Mbrojtjes, sipas Reuters.
Ministria shtoi se pas identifikimit, u zbulua se ishte një Ilyushin IL-20M Coot-A, i shoqëruar nga dy avionë luftarakë Sukhoi Su-27, transmeton Fol Drejt.