Avionët luftarakë izraelitë të mërkurën herët nisën një sulm ajror në aeroportin e Alepos në veriperëndim të Sirisë, tha agjencia e lajmeve e regjimit sirian SANA, përcjell Fol Drejt, përmes Anadolu Agency.
Duke cituar një burim ushtarak të paidentifikuar, agjencia e lajmeve tha se raketat kishin në shënjestër Aeroportin Ndërkombëtar të Aleppos, duke shkaktuar “dëmtime materiale”.
“Armiku izraelit nisi një akt agresioni ajror me një numër raketash nga drejtimi i Detit Mesdhe, në perëndim të Lattakias, duke synuar afërsinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Alepos,” citoi SANA të thoshte burimi.
Nuk raportohet për viktima.
Izraeli ka kryer disa sulme ajrore kundër pozicioneve të grupeve të mbështetura nga Irani dhe regjimit sirian që nga lufta civile e vendit në vitin 2011. /Folrejt/