Aktivitetet e ushtrisë ruse u zhvilluan dy ditë pasi Finlanda njoftoi se planifikon të paraqesë një kërkesë për t’u anëtarësuar në NATO dhe këtë vend ndoshta do ta ndjekë Suedia, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Flota Ruse Balltike zhvilloi sot stërvitje ushtarake me avionë luftarakë Su-27, detyra e të cilëve ishte të zmbrapsnin një sulm ajror të simuluar në enklavën ruse të Kaliningradit.
Më shumë se dhjetë ekuipazhe fluturimi të Flotës Baltike Su-27 morën pjesë në stërvitje./FolDrejt/