“Gjykata amerikane e Qarkut Jugor të Teksasit autorizoi konfiskimin, për shkak se avioni Boeing 737-7EM me vlerë 45 milionë dollarë i nënshtrohet sekuestrimit bazuar në shkelje të ligjit federal”
SHBA-ja dha urdhër për sekuestrimin e një avioni në pronësi të kompanisë shumëkombëshe ruse të naftës dhe gazit natyror Lukoil, njoftoi të mërkurën Departamenti Amerikan i Drejtësisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Departamenti tha se Gjykata amerikane e Qarkut Jugor të Teksasit autorizoi konfiskimin, për shkak se avioni Boeing 737-7EM me vlerë 45 milionë dollarë i nënshtrohet sekuestrimit bazuar në shkelje të ligjit federal.
Departamenti i Drejtësisë tha se avioni Boeing fluturoi jashtë Rusisë dhe u fut në territorin e SHBA-së në kundërshtim me sanksionet e Departamentit Amerikan të Tregtisë kundër Moskës.
“Boeing fluturoi për herë të fundit në SHBA në mars 2019 kur avioni erdhi nga jashtë për në Houston të Teksasit me zyrtarë të LUKOIL, përfshirë edhe oligarkun rus, presidentin e atëhershëm dhe drejtor ekzekutiv i LUKOIL Vagit Alekperov, në bordin e avionit”, thuhet në deklaratë.
“Që nga shtatori i vitit 2014, LUKOIL është subjekt i sanksioneve sektoriale të vendosura nga Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja”, shtohet më tej.
Për shkak të luftës në Ukrainë, sanksionet e zgjeruara të Washingtonit ndaj Moskës tani përfshijnë ndalime të eksportit, rieksportit ose transferimin brenda vendit të avionëve të prodhuar nga SHBA-ja në ose brenda Rusisë pa një licencë të vlefshme ose përjashtim të licencës, sipas deklaratës./FolDrejt/