Një varg video-dëshmish janë shfaqur nga avokatët mbrojtës, të cilat vërtetojnë frymën përbashkuese të cilën e kishte kultivuar ish kreu ish kreu i UÇK-së, Hashim Thaçi, shkruan Fol Drejt.
Ndër të tjera është kujtuar fjalimi i tij në veri të Mitrovicës më 1999, ku ai pat dalë para turmave të shqiptarëve të cilat ia patën mësyrë veriut:
“Ne nuk i fryjmë frymës njëetnike. Kosova është e kosovarëve!”
Po ashtu një dëshmi ku ai pat dënuar vrasjen në Gracka e Vjetër, duke thënë “se këto akte i shkojnë përshtati vetëm Slobodan Milosheviqit.
“Ne edhe kemi luftuar me kulturë” – thotë ndër të tjera ai, duke i ftuar popullin t’i besonte udhëheqjes së paqes, e cila e kishte bërë edhe luftën.
“Ne duhet të jemi ata që duhet të bashkohemi, ne duhet të respektojmë të gjithë ata që duan të jetojnë të lirë. Duhet të jemi ata që nuk kanë marrë pjesë në masakra. Nuk do të lejojmë askënd që t’i mbrojë kriminelët. Ftoj serbët të mos ikin nga Kosova, të mos kenë frikë dhe ta ndihmojmë njëri – tjetrin dhe të ndërtojmë një shoqëri demokratike së bashku.”, kishte thënë Thaçi në vitin 1999.
Sipas avokatëve mbrojtës, Thaçi nuk ishte një person që nxiste urrejtje ndëretnike, përçarje apo dhunë. Përkundrazi ai në kapacitetet e veta në kohën më të ndjeshme, qe angazhuar në pajtimin ndëretnik./FolDrejt/