Alexei Liptser, avokati i politikanit të burgosur opozitar Aleksei Navalny, i cili është në grevë urie tash e tri javë, ka thënë se klienti i tij duket “keq”, duke rritur shqetësimet për shëndetin e kritikut të Kremlinit.
Navalny është transferuar në spitalin e burgut, pas presionit në rritje nga Perëndimi.
Lipster është takuar shkurt me Navalnyn më 19 prill dhe ka thënë se ndonëse situata “po përkeqësohet”, 44-vjeçari është i vendosur të vazhdojë grevën e urisë, pavarësisht gjendjes shëndetësore.
“Avokati e ka parë Navalnyn për pak minuta dhe më pas është larguar nga zyrtarët e burgut. Mjekëve civilë nuk u është lejuar ta shohin atë dhe ai nuk do ta ndalë grevën”, ka thënë koordinatori i rrjetit të lëvizjes së Navalnyt Leonird Volkov, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar Lipsterin të ketë thënë se mjekut të Navalnyt sërish nuk i është mundësuar ta vizitojë atë.
Disa ditë më parë, mjekët personalë të Navalnyt dhe tre zyrtarë tjerë, kanë thënë se Navalny mund të përballet me sulm në zemër “çdo minutë”.