Ashtu edhe si dikur me alkoolin, edhe sot shoqëritë perëndimore duke përfshirë edhe vendet ballkanike po humbasin betejën me drogën. Pavarësisht se ajo vlen si ilegale, fëmijët po përdorin drogë duke filluar tashmë në shumë raste edhe nga mosha e vogël dhjetë vjeçare, informon foldrejt.com.
“Avokati i Popullit, pas rishikimit të legjislacionit përkatës, të instrumenteve ndërkombëtare, informatave të mara nga institucionet e ndryshme dhe OJQ-ve dhe të dhënave që i ka, vlerëson se përdorimi i drogës nga fëmijët është shqetësuese, shto faktin e rënies rapide të moshës së përdoruesve, e cila nga viti në vit ka arritur të prek edhe fëmijët e moshës 10 vjeçare. Po ashtu, në këtë raport Avokati i Popullit konstaton se ekziston mungesë e qendrave të specializuara për trajtimin e të rinjve përdorues të substancave narkotike dhe mungesë të programeve përkatëse vetëdijësuese dhe parandaluese si dhe mungesë e shërbimeve dhe trajtimit të përdoruesve të substancave narkotike si për nga shtrirja gjeografike ashtu edhe për nga cilësia. Tutje, Avokati i Popullit konstaton se ekziston mungesë e ekspertizës, tek punonjësit e Qendrave për Punë Sociale për t’u marrë me rastet e fëmijëve që përdorin substanca t narkotike, në kuadër të mandatit të tyre ligjor.Gjithashtu, ky raport jep rekomandime specifike dhe konkrete lidhur me veprimet që duhet t’i ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, në drejtim të përmirësimit të gjendjes aktuale”, thuhet në komunikatë nga Avokati i Popullit që ka ngritur alarmin.
Ky raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse dhe është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit.
Në këto raste, mbase legalizimii drogës do kishte një të keqe më të vogël, pasi do shkundte grupet mafioze që shesin dhe ofrojnë drogën ndaj të rinjve./Foldrejt.com