Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, 7,938 civilë, përfshirë 430 fëmijë, janë vrarë dhe 10,897 janë plagosur, sipas Dmytro Lubinets, Komisioneri i Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Rusia gjithashtu ka dëbuar me forcë të paktën 10,570 fëmijë ukrainas dhe 260 fëmijë konsiderohen të zhdukur si rezultat luftës, tha Lubinets më 8 nëntor.
Lufta gjithëpërfshirëse e Rusisë ka lënë 14 milionë njerëz të pastrehë; 6.2 milionë qytetarë ukrainas u zhvendosën brenda vendit dhe 11.7 milionë u larguan jashtë vendit, sipas Lubinets.
Për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, të cilat filluan në fillim të tetorit, 1.4 milionë ukrainas mbeten pa furnizim me ujë, ndërsa 4.6 milionë e kanë kufizuar qasjen në të, shtoi Lubinets. /FolDrejt/