Në vargun e dëshmive të shumta të cilat i ka nxjerr avokati i Hashim Thaçit, në lidhje me mungesën e një strukture të mirëfilltë organitive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte edhe një deklaratë e Joe Biden, shkruan Fol Drejt.
Tashmë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, në vitin 1999 i kishte thënë Thaçit se ai nuk e kontrollon UÇK-në.
“Më pyeti zoti Thaçi, më tha, jeni 29, si unë, kur ju morët detyrën. Keni ndonjë këshillë? Unë i thashë, mirë, nëse po pyesni, jam i lumtur t’ju them, megjithëse rrethana shumë të ndryshme. Ai tha, cila është këshilla juaj? I thashë nr. 1, mos e merr veten shumë seriozisht dhe, nr. 2, kupto se e di që ti e di që nuk e kontrollon ti UÇK-në.”
Ai në një moment tjetër i është referuar edhe faktit që shumë nga komandantët e zonave nuk e patën përkrahur Rambujenë, por megjithatë nuk e patën kundërshtuar kur ajo filloi të jetësohej në terren, nga frika se po e humbnin përkrahjen ndërkombëtare./FolDrejt/