Sot në Gjykatën Speciale po e mbanë fjalën hyrëse pala mbrojtëse. Avokati i ish presidentit Hashim Thaçi hodhi poshtë pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila dje tha se ky i fundit synonte marrjen e pushtetit, shkruan Fol Drejt.
Ai i është referuar Marrëveshjes së Rambujesë, prej së cilës kishte derivuar plani për Qeverinë e Përkohshme.
“Qeveria e Përkohshme ishte një strukturë gjithëpërfshirëse e cila do të kishte edhe anëtarë të LDK-së dhe LBD-së” – tha ai, duke shtuar ajo “nuk ishte një plan i Hashim Thaçit për ta marr pushtetin.”
Bashkësia ndërkombëtare, duke i përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), kishin nxitur Kosovën të krijonte institucione të përkohshme ku do të përfshiheshin të gjitha forcat politike vendore. Ai iu referua një dokumenti në të cilin figuronte nënshkrimi i Hashim Thaçit, Ibrahim Rugovës – si Kryetar i LDK-së dhe Rexhep Qosjes si Kryetar i LBD-së./FolDrejt/