Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Avokati i Thaçit insiston se serbët kanë fabrikuar gënjeshtra, “të trajtohen me kujdes provat nga Serbia”

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Vonesat nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) sa i përket nxjerrjes së materialeve shfajësuese, por edhe redaktimet e shumta në aktakuzë dhe dëshmitë e dëshmitarëve janë duke i penguar hetimet e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë Gregroy Kehoe, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi, si ish-udhëheqës i UÇK-së, bashkë me ish-eprorët e tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë qysh në nëntor të vitit 2020.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa datë për nisjen e gjykimit të tyre nuk ka.
Kehoe thotë se procesi i nxjerrjes së materialeve shfajësuese, për të cilin mbrojtja disa herë ka kërkuar që të përshpejtohet, është përmirësuar.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Nxjerrja e këtyre materialeve parashihet në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara.

Këto materiale që Prokuroria ia jep mbrojtjes gjatë procesit të nxjerrjes së provave, sugjerojnë pafajësinë apo lehtësojnë fajësinë e të akuzuarve. Këto lloje provash, po ashtu, ndikojnë në besueshmërinë e dëshmive që posedon ZPS-ja.

Kehoe thotë se vonesat e nxjerrjes së materialeve shfajësuese kanë ndikuar në vendimet e gjykatës për moslirimin e të akuzuarve nga paraburgimi.

Sipas tij, mbrojtja, përmes procesit të nxjerrjes së materialeve të ZPS-së, së fundmi, ka pranuar dëshmi shfajësuese, që do të kishin mundur të ndikonin në vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake për lirimin nga paraburgimi të të akuzuarve gjatë procedurës para-gjyqësore.

“Pyetja që kam ngritur para gjykatësit në konferencat statusore, ka qenë: A do të kishe dashur t’i shihje këto dëshmi të dëshmitarëve apo të kishe dijeni për këto informacione, kur merrje vendim për moslirimin nga paraburgimi? Patjetër që po, ky do të ishte reagimi i pritshëm. Pra, a jemi dëmtuar nga kjo? Patjetër që po”, thotë Kehoe për Radio Evropa e Lirë, transmeton Klankosova.tv.

Kehoe thotë se, në bazë të procedurave të Dhomave të Specializuara – që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale – materialet shfajësuese duhet të nxirren menjëherë nga ZPS-ja dhe t’i ofrohen mbrojtjes, por kështu nuk mendon Nevenka Tromp.

Tromp, e cila për më shumë se një dekadë ka qenë hulumtuese në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, thotë se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së duhet ta përqendrojë të gjithë energjinë që gjykimi të nisë sa më shpejt, pasi, sipas saj, materialet shfajësuese mund të nxirren nga Prokuroria edhe gjatë gjykimit.

“Nuk mendoj se është realiste dhe e imagjinueshme që në një mega-projekt, Prokuroria mund t’i dorëzojë të gjitha materialet shfajësuese, posaçërisht para se të nisë gjykimi. Mbrojtja duhet të marrë parasysh se një sasi e madhe [e materialeve] që Prokuroria ka mbledhur, do t’i jepet gjatë gjykimit”, thotë Tromp.

Redaktimi i informacioneve për dëshmitarët

Pengesë tjetër, me të cilën po përballet mbrojtja, thotë Kehoe, janë edhe redaktimet e shumta si në aktakuzë, ashtu edhe në dëshmitë e dëshmitarëve që ka pranuar nga ZPS-ja.
Sipas tij, janë 60 dëshmitarë që nuk u zbulohet identiteti. Disave prej tyre do t’iu zbulohet identiteti 30 ditë para nisjes së gjykimit, e disa të tjerëve 30 ditë para dëshmisë së tyre pranë Dhomave të Specializuara. Dhe, thotë Kehoe, mund të duhen vite kohë që ata të japin dëshmitë e tyre.

“… teksa shkojmë drejt gjykimit, ne nuk do të dimë se çfarë çështjesh ka Prokuroria derisa këta persona të dëshmojnë. Dhe, për më tepër, dy persona aktualisht nuk mund të identifikohen fare. Pyetja retorike është kjo: si mund ta hetojmë plotësisht këtë çështje, me qëllim që t’i mbrojmë klientët tanë? Nën këto rrethana, kjo është jashtëzakonisht e vështirë”, thotë Kehoe.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk dëshiruan t’i komentojnë deklaratat e mbrojtjes sa i përket nxjerrjes së materialeve.

Por, zëdhënësi Christopher Bennett, tha përmes një deklarate me shkrim për REL-in se ZPS-ja nxjerr pako të shumta me materiale. Ai tha se vetëm më 24 mars të këtij viti, mbrojtjes i janë dorëzuar 19 paketa me materiale, me mbi 8 mijë artikuj, sipas rregullit 102. Ky rregull përfshin deklaratat e dëshmitarëve që Prokuroria synon t’i thërrasë në gjykim, por edhe deponime të tjera të dëshmitarëve që ZPS-ja do t’i paraqesë gjatë gjykimit.

Ben Emmerson, avokat i Veselit, gjatë konferencës statusore të mbajtur më 20 maj, ngriti çështjen e bashkëpunimit të mundshëm midis ZPS-së dhe autoriteteve serbe.

Ai tha se gjatë gjykimeve në Tribunalin e Hagës, zyrtarë të shërbimeve të inteligjencës serbe, përfshirë, siç tha ai, edhe ata përgjegjës për Kosovën, kanë nxitur persona të japin dëshmi të rreme.

Shqetësim për bashkëpunimin mes ZPS-së dhe Serbisë ka edhe Kehoe. Ai thotë se gjatë Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, ka pasur raste kur organet shtetërore serbe kanë fabrikuar të dhëna, apo kanë shtyrë përpara dëshmi të rreme.

Prandaj, shton Kehoe, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së tani po kërkon nga Prokuroria që të dijë burimin e materialeve, por edhe nga cilat organe shtetërore serbe janë marrë ato.

”Ne do të mund të hetonim gjenezën e atyre informacioneve dhe nëse bëjmë lidhjen e tyre me informacionet e tjera që vijnë nga shërbimet e inteligjencës serbe dhe nga divizioni i Serbisë për krime lufte, mendoj se gjykata mund të vijë në përfundimin logjik se informacionet e marra nga organet shtetërore serbe, duhet të trajtohen me shumë kujdes, duke pasur parasysh historinë e tyre të krijimit të qëllimshëm të informacioneve të rreme, jo vetëm ndaj mediave, por edhe ndaj gjykatave – të paktën në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në ish-Jugosllavi”, thotë mbrojtësi i Thaçit.

Më herët, Zyra e Prokurorisë për Krime Lufte e Serbisë, ka thënë se do të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale në Hagë. Ky institucion po ashtu ishte përfshirë edhe në hetimet e Task Forcës për Hetime të Posaçme (SITF). Ky organ ka hetuar pretendimet e përmendura në raportin e vitit 2011 të Këshillit të Evropës, të hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty.

Siç thuhet në ueb-faqe, Zyra e Prokurorisë për Krime Lufte e Serbisë “koordinon intervistat me dëshmitarët, ofron informacione/dokumente të nevojshme, lehtëson komunikimin midis SIFT dhe organeve/agjencive të Qeverisë serbe”.

Shqetësime “legjitime” për bashkëpunimin e Serbisë me Specialen

Nevenka Tromp mirëkupton shqetësimin e mbrojtjes sa i përket çështjes së bashkëpunimit midis ZPS-së dhe autoriteteve serbe.

Ajo thotë se për këtë temë mund të mësohet shumë nga rasti në Tribunalin e Hagës ndaj ish-presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pasi, sipas saj, institucionet serbe, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Brendshme, në përgjigje të akuzave, kanë prodhuar dëshmi post-faktike, përfshirë raporte dhe harta.

“Shqetësimi [i mbrojtjes] është jashtëzakonisht legjitim dhe mendoj se mbrojtja duhet të jetë e vetëdijshme për këtë. Gjykimi i Millosheviqit paraqet një vlerësim të rëndësishëm për këtë çështje të veçantë. Sepse, në gjykimin e Millosheviqit ne kemi demaskuar të ashtuquajturin Komision të Ushtrisë Jugosllave për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, ku shumë prej këtyre dokumenteve post-faktike janë bërë, me qëllim shfajësimin e shtetit të Serbisë dhe të gjithë individëve, përfshirë Millosheviqin”, thotë ajo.

Megjithatë, ZPS-ja, në deklaratën dërguar REL-it, tha se përmes procesit të nxjerrjes së materialeve, ka ndarë me mbrojtjen “dëshmi, si ato fajësuese dhe ato shfajësuese nga burime të ndryshme”.

Teksa procesi para-gjyqësor po vazhdon në Hagë dhe nuk ka një datë për nisjen e gjykimit, Kehoe thotë se provat që po paraqet ZPS-ja synojnë që t’ua mveshin të akuzuarve “çdo gjë që mund të duket kriminale” e që ka ndodhur gjatë viteve 1998-99, nën “teorinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, pretendime që ai i konsideron “qesharake”.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, sipas aktakuzës së ngritur nga Dhomat e Specializuara më 26 tetor të vitit 2020, konsiderohen si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Por, përderisa nuk ka një datë për nisjen e gjykimit, Kehoe thotë se bazuar edhe në gjykimet e mëhershme ndërkombëtare, procesi pritet të zgjasë disa vite.

“Prokuroria ka vlerësuar se do t’i duhen 1.500 orë për të paraqitur çështjen e saj, pa marrë në konsideratë çështjen e mbrojtjes. Bazuar në këto afate kohore, duke pasur parasysh edhe gjykimet ndërkombëtare që kanë ndodhur në të kaluarën, veçanërisht në Tribunalin e Hagës, kjo nënkupton [që gjykimi mund të zgjasë] disa vite, ndoshta më shumë”, thotë Kehoe.

Tags: AvokatiFol DrejtinsistonprovatSerbetThaci
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

A e lufton noti depresionin?

Lajmi tjetër

Greqi/ 39 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare nga avionët turk

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM