Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, gjatë kthimit në Serbi është ndaluar nga policia serbe për 4 orë në pikën kufitare Tabanoc.
Ai ka treguar përmes një postimi në rrjetin X, ku thotë se tashmë është liruar.
“Pasi u ndalova për 4 orë nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, më liruan për lëvizje të lirë”.
Ndryshe nga klienti i tij Nikolla Sanduloviq i cili u raportua se u rrah, avokati thotë se zyrtarët e BIA-s që folën me të kishin një qasje profesionale.
Ata bënin pyetje që i interesonin dhe u sollën me shumë edukatë. Nuk ndjeva asnjë armiqësi pavarësisht dallimeve natyrore që kemi. Shpresoj që fjalët që dëgjuan nga unë do të jenë po aq ndriçuese sa janë”, tha ai.
Stojkoviq thotë se paraburgimi prej katër orësh (maksimumi ligjor) është rezultat i vendimeve të dikujt tjetër.
Gjatë asaj kohe kemi pasur mundësi të shkëmbejmë mendime pa tension. Pa dyshim, ndoshta prokurori publik në Beograd mendon ndryshe. Të shohim kur të vijë koha”, tha ai