Në një intervistë për Euronews Albania të premten, Meshar Selimaj i cili është avokat i familjes së të moshuarës, thekson se prokuroria ende nuk ka ngritur një aktakuzë ndaj Aurona Pelajt.
Ai ndër të tjera e potencon edhe ikjen e mundshme, sipas informacioneve të tij, në Gjermani.
“Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjermani. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në gjykatë dhe gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelajn. Duhet të paraqitet me thirrjet, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ndërprerë paraburgimin të tri infermiereve të arrestuara./FolDrejt/