Situata në rajon është stabile dhe kushtet operacionale janë nën kontrollin e plotë të ushtarëve të Azerbajxhanit
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se trupat e ushtrisë armene hapën zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se edhe ushtarët azerbajxhanas janë kundërpërgjigjur.
Konstatohet se situata në rajonin në fjalë është stabile dhe kushtet operacionale janë nën kontrollin e plotë të ushtarëve të Azerbajxhanit./FolDrejt/