Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se qyteti Lachin dhe fshatrat Zabuh dhe Sus kaluan nën kontrollin e Azerbajxhanit.
Në një postim nga llogaria e tij Twitter, Aliyev theksoi “Sot më 26 gusht ne azerbajxhanasit u kthyem në qytetin Lachin. Ushtria e Azerbajxhanit u vendos në qytetin Lachin. U morën nën kontroll fshatrat Zabuh dhe Sus. Me këtë rast uroj të gjithë popullin e qytetit Lachin dhe të Azerbajxhanit. Rroftë Lachin! Rroftë Azerbajxhani!”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Nga destinacioni që njihet si “Korridori Lachin” ku përfshihet qyteti Lachin dhe fshatrat Zabuh dhe Sus që ishin lënë nën kontrollin e përkohshëm të elementëve rusë, janë larguar edhe trupat ruse edhe popullata armene, dhe rajoni ka kaluar nën kontrollin e qeverisë së Bakusë në përputhje me deklaratën trepalëshe të nënshkruar më 10 nëntor 2020 mes Azerbajxhanit, Armenisë, dhe Rusisë pas Luftës së 2-të të Karabakut.
Sipas deklaratës së 10 nëntor 2020, Azerbajxhani brenda 3 viteve do të duhej të ndërtonte rrugën e re e cila kalon jashtë qytetit Lachin dhe që do të përdorej nga popullata armene në Karabak për vajtje në Armeni. Azerbajxhani këtë rrugë prej 32 km e përfundoi më herët se sa ishte planifikuar. Armenët që jetojnë në rajonin Karabak të Azerbajxhanit do të përdorin këtë rrugë për vajtjet dhe ardhjet në Armeni. Siguria e rrugës së re do të garantohet nga elementët rusë.
Qyteti Lachin dhe fshatrat e tij u pushtuan nga ushtria e Armenisë në vitin 1992 dhe në vitet më pas, këtu u vendosën armenë të sjellë nga Siria dhe Libani. Përgjatë këtij procesi Azerbajxhani kishte deklaruar se këtë situatë e shikonte si krim lufte dhe shkelje të Konventave të Gjenevës./FolDrejt/