Azerbajxhani njoftoi se është i gatshëm të dorëzojë trupat e rreth 100 ushtarëve armenë që humbën jetën në konfliktin që filloi me provokimet e Armenisë.
Në një deklaratë nga Komisioni Shtetëror për personat e zënë rob, të zhdukurit dhe pengjet të Azerbajxhanit, rikujtohet se provokimet e bëra me 12-13 shtator kundër sovranitetit territorial të Azerbajxhanit janë penguar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më tej në deklaratë tërhiqet vëmendja se si rezultat i kësaj, Azerbajxhani paraqet angazhimin e tij ndaj ligjit ndërkombëtar humanitar dhe theksohet se “Armenisë iu bë thirrje për armëpushim dhe iu njoftua se në mënyrë të njëanshme është gati t’i dorëzojë palës përballë trupat e rreth 100 ushtarëve armenë që kanë humbur jetën”.
Po ashtu vihet në dukje se lidhur me çështjen është informuar edhe Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
– Konfliktet në kufirin Azerbajxhan-Armeni
Në kufirin Azerbajxhan-Armeni kishin filluar konflikte intensive mes njësive të të dy vendeve.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se në natën e 12 shtatorit dhe mëngjesin e 13 shtatorit, ushtria armene nga kufiri i saj me Azerbajxhanin kishte kryer provokime në përmasa të gjera në drejtim të Dashkasan, Kalbajar, Lachin dhe Zangilan.
Disa pozicione dhe strehimore të ushtrisë së Azerbajxhanit në kufi u sulmuan me armë të kalibrit të ndryshëm, përfshirë edhe predha mortajash, ku si pasojë nga radhët e ushtrisë azerbajxhanase ranë 50 dëshmorë.
Ushtria e Azerbajxhanit dha kundërpërgjigje për të ndalur pikat e zjarrit të Forcave të Armatosura Armene si dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit, duke i shkaktuar humbje të rënda njësive armene./FolDrejt/