Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit paralajmëroi qytetarët e saj që të mos shkojnë në Iran.
Në deklaratën e bërë nga Ministria, është kujtuar sulmi terrorist në Ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran, dhe rekomandohet që qytetarët e Azerbajxhanit të mos e vizitojnë Iranin nëse nuk është e nevojshme dhe ata që e vizitojnë duhet të kenë shumë kujdes, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në deklaratë, e cila këshillon qytetarët e Azerbajxhanit në Iran të respektojnë rregullat e sigurisë, theksohet se qytetarët mund të kontaktojnë Konsullatën e Përgjithshme të Azerbajxhanit në Tabriz nëse është e nevojshme.
Në sulmin e armatosur në Ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran në mëngjesin e 27 janarit u vra shefi i sigurisë së Ambasadës dhe dy roje u plagosën.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev e përshkroi sulmin si një akt terrorist.
Pas sulmit, aktiviteti i Ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran u pezullua dhe i gjithë personeli dhe familjet e tyre u kthyen në Baku./FolDrejt/