Azerbajxhani ka zbuluar një varr masiv në rajonin e Karabakut, njoftuan mediat lokale të mërkurën, transmeton AA, përcjell Fol Drejt.
Varri masiv, ku u gjetën eshtrat e katër personave, u zbulua në fshatin Saricali të rrethit Agdam, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Azertac.
Viktimat u zbuluan gjatë operacioneve të pastrimit të minave në rajon, njoftoi Azertac duke cituar shërbimin për shtyp të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të vendit.
Komisioni Shtetëror i Azerbajxhanit për të burgosurit e luftës, pengjet dhe personat e zhdukur ka filluar punën për identifikimin e mbetjeve dhe kërkimin për më shumë që mund të zbulohen ende.
Rajoni i Karabakut ka qenë vendi i vrasjeve dhe varrimeve masive që nga Lufta e Parë e Karabakut në fillim të viteve 1990, ndër të cilat më i dalluari ka qenë masakra e Khojaly nga forcat armene.
Një ofensivë dy-orëshe armene në qytetin e Khojaly vrau 613 qytetarë Azerbajxhanë – përfshirë 106 gra, 63 fëmijë dhe 70 të moshuar – dhe plagosi rëndë 487 të tjerë, sipas shifrave të Azerbajxhanit.
Rreth 150 nga 1275 Azerbajxhanë që armenët kapën gjatë masakrës mbeten të zhdukur, ndërsa tetë familje u zhdukën plotësisht.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nagorno-Karabakun – një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone ngjitur, përfshirë Agdamin.
Në vjeshtën e vitit 2020, në 44 ditë luftimesh, Azerbajxhani çliroi disa qytete, fshatra dhe vendbanime nga pushtimi armen. Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Rusia festohet si një triumf në Azerbajxhan. /FolDrejt/