Ministria e brendshme azere ka bërë të ditur se ushtria e saj ka humbur 2783 ushtarë gjatë luftës kundër separatistëve armenë në rajonin e Karabakut, kurse edhe 100 trupa të tjerë akoma vlejnë si të humbur, shkruan foldrejt.com.
Azerbejxhani e bëri të ditur shifrën të enjten, pikërisht kur ka marrë në kontroll rajonin e Karabakut, pas luftës së zhvilluar prej 27 shtator deri 10 nëntor 2020. Vlen të theksohet se shifrat e ushtarëve armenë të vrarë është për disa qindra më e vogël, por kjo nuk do të thotë gjë për suksesin përfundimtar.
Përndryshe Azerbejxhani e ka shpallur 8 Nëntorin si ditë feste, kjo pasi atë datë u mor në kontroll qyteti Susha, i dyti më i madh në Karabak./Foldrejt.com