Vijon i ashpër konflikti mes Azerbejxhanit dhe Armenisë për tokat që de jure i takojnë të parit, kurse kontrollohen nga të dytët, informon foldrejt.com.
Hë për hë, të dyja palët kundërshtojnë bisedimet.
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se luftimet e ashpra kanë vazhduar gjatë gjithë natës.
“Në datat 27-30 shtator kanë vdekur dhe janë plagosur 2.300 ushtarë armenë si dhe janë shkatërruar rreth 130 tanke dhe mjete të blinduara, mbi 200 sisteme artilerike dhe raketore, rreth 25 sisteme kundërajrore, 6 pozicione të komandimit, drejtimit dhe vëzhgimit, 5 depo të municioneve, rreth 50 armë kundërajrore dhe 55 automjete”, tha në deklaratën e saj Ministria e Mbrojtjes.
Më tej në deklaratë theksohet se në luftimet e djeshme është neutralizuar një sistem S-300 i Armenisë në zonën Şuşakend në rajonin Hocavend nën pushtim dhe se është parandaluar sulmi i kryer në orët e këtij mëngjesi nga forcat armene të mbledhura në drejtim të zonës Madagiz për të rimarrë pozicionet e humbura.
Në deklaratë thuhet se operacionet ushtarake vazhdojnë në të gjithë vijën e frontit.