Sipas Fichajes, Barcelona do të shtyjë sërish për nënshkrimin e César Azpilicueta në merkaton e dimrit.
Kapiteni i Chelseat ishte subjekt i interesimit të Barcelonës në afatin kalimtar të fundit dhe ishte shumë pranë bashkimit me katalanasit, por përfundimisht u rinovua me blutë deri në vitin 2024.
Trajneri i Barcelonës, Xavier Hernández ende e sheh Azpilicuetën si pjesë të planeve të tij dhe shpreson ta sjellë atë në Camp Nou në janar./FolDrejt/